Më 24 prill 1968, në fshatin Burojë të komunës së Skënderajt (Drenicë) lindi Hashim Thaçi, kryeministër i Republikës së Kosovës, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Më 23 prill 1682, në fshatin Hora e Arbëreshëve të Sicilisë (it. Piana degli Albanesi), lindi Gjergj Guxeta (Guzzeta), themeluesi i Seminarit greko-shqiptar të Palermos, më 1734.
Më 23 prill 1969, në Fier u shemb kisha e Shën Gjergjit, e ndërtuar në vitin 1782 dhe që funksionoi deri më 6 shkurt 1969, kur u mbyll si rezultat i fushatës ateiste për ndalimin e fesë e ndërrmarë nga qeveria e kohës.
Në Prishtinë u nda nga jeta Fadil Hoxha, veprimtar politik i Kosovës dhe i Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, pjesëmarrës dhe drejtues i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Kosovë, Hero i Popullit (Jugosllavi).