herit_admin

Avni Rustemi

Më 22 prill 1924, pas një atentati që iu bë në Tiranë, u nda nga jeta Avni Rustemi, veprimtar i lëvizjes demokratike, Hero i Popullit.

Jorgji Karbunara (Babë Dudë Karbunara)

Në lagjen “Kala” të Beratit lindi Jorgji Karbunara (Babë Dudë Karbunara), atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare, Mësues i popullit.

Hilë Mosi

Më 22 prill 1885, në Shkodër lindi Hilë Mosi (1885–1933), poet, gazetar, shkrimtar, përkthyes, deputet, prefekt, ministër aArsimi, drejtor i përgjithshëm i Sigurimit Botor.

Kahreman Ylli

Më 22 prill 1917, në Leshnjë të Skraparit lindi Kahreman Ylli, veprimtar i lëvizjes antifashiste, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i shtetit dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë, Mësues i Popullit.

Aleksandra Mano

Më 22 prill 1924, në fshatin Postenan të Leskovikut lindi Aleksandra Mano, e para arkeologe shqiptare, specialiste në periudhën e antikitetit, profesore.

Dom Ndoc Suma

Më 22 prill 1958, në Pistull të Shkodrës u nda nga jeta Dom Ndoc Suma, martir i Kishës Katolike.

Këshilli Kombëtar (Parlamenti)

Më 21 prill 1921, në Tiranë çeli punimet Këshilli Kombëtar (Parlamenti), organi më i lartë i pushtetit legjislativ i dalë nga zgjedhjet e 5 prillit 1921.

Skënder Anamali

Më 21 prill 1996 u nda nga jeta Skënder Anamali, arkeolog, specialist i periudhës së antikitetit të vonë dhe i mesjetës së hershme, profesor.

Isa Kastrati

Më 21 prill 1999, në lagjen “Bullaj” të Prishtinës, në mbrojtje të popullit gjatë mësymjes serbe, ra Isa Kastrati (1947–1999), organizator i demonstratave masive në Prishtinë, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Masakra e Fushë-Kosovës

U zhvillua “Masakra e Fushë-Kosovës”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në fshatin Nakadër të komunës së Fushë-Kosovës.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Advertisement -spot_img