herit_admin

Mina Koxhaku

Lindi në Berat, Mina Koxhaku, aktor.

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës

Dita Ndërkombëtare e Punës është vendosur si pasojë e luftës së punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Myslym Peza

Në Pezë të Tiranës lindi Myslym Peza (1897–1984), veprimtar demokrat, komandant i Çetës Antifashiste të Pezës, një nga figurat kryesore të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të shtetit shqiptar, Hero i Popullit.

Koçi Xoxe

Në fshatin Negovan (sot Flamburo) të prefekturës së Follorinës (Greqi), lindi Koçi Xoxe (1911–1949), veprimtar i lëvizjes komuniste dhe punëtore në Shqipëri, pjesëmarrës i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i Partisë Komuniste Shqiptare dhe i shtetit.

Haxhi Lleshi

Në Reshan të Dibrës lindi Haxhi Lleshi, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor në vitet 1953–1982, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Themelimi i komitetit “Mbrojtja e Kombëtare e Kosovës”

Në Shkodër u themelua komiteti “Mbrojtja e Kombëtare e Kosovës”.

Numri i parë i gazetës “Puna”

Në Tiranë doli numri i parë i gazetës “Puna” (1945–1990), gazetë politiko-shoqërore, organ i këshillit të përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë.

Beteja e Kaçanikut

Më 30 prill 1910, nisi Beteja e Kaçanikut, ndërmjet kryengritësve shqiptarë të krahinave juglindore të Kosovës nën udhëheqjen e Idriz Seferit dhe forcave të ushtrisë osmane të komanduara nga gjeneral Shefqet Turgut Pasha.

Ernesto Sabato

Më 30 prill 2011 u nda nga jeta Ernesto Sabato, shkrimtar argjentinas me origjinë arbëreshe.

Dom Dedë Plani

Më 30 prill 1948, në Shkodër, përpara se të dilte në gjyq, vdiq gjatë torturave Dom Dedë Plani.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Advertisement -spot_img