herit_admin

Trifon Xhagjika

Më 29 prill 1932, në Peshtan të Tepelenës lindi Trifon Xhagjika, poet, ushtarak e disident.

Federata “Vatra”

Më 28 prill 1912, në Boston (SHBA) u themelua federata “Vatra”, shoqëri patriotike e emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; një nga më të mëdhatë, më të rëndësishmet dhe më jetëgjata në diasporën shqiptare.

Nexhat Agolli

Më 28 prill 1949, në Shkup u nda nga jeta Nexhat Agolli, luftëtar antifashist, mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Ilir Soba

Më 28 prill 1971, në Gjakovë lindi Ilir Soba, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Hasan Prishtina

Më 27 prill 1873, në Vushtrri të Kosovës lindi Hasan Prishtina, veprimtar i lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes për një shtet demokratik në Shqipëri, për çlirimin e Kosovës dhe për bashkimin e saj me shtetin e pavarur shqiptar.

Gazeta “Tirana”

Më 27 prill 1924, në Tiranë doli numri i parë i gazetës “Tirana” (1924–1925), gazetë politike e letrare e përjavshme.

Martesa e Ahmet Zogut me Gjeraldina Aponi

Më 27 prill 1938, në Tiranë u zhvillua ceremonia e martesës së Ahmet Zogut me Gjeraldina Aponin (Geraldine Apponyi).

Gazeta “Kosova”

Më 27 prill 1941 doli numri i parë i gazetës “Kosova”, një fletore politike, shoqërore, letrare etj., zakonisht e përjavshme, pjesërisht edhe italisht.

Skënder Petro Luarasi

Më 27 prill 1982, në Tiranë u nda nga jeta Skënder Petro Luarasi, publicist e përkthyes, luftëtar antifashist, veprimtar i arsimit dhe i shkollës shqipe.

Aleksandër Lalo

Në Tiranë lindi Aleksandër Lalo, kompozitor.

About Me

4152 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Advertisement -spot_img